23.03.2019 · përditësuar para 2688 dite1 min lexim
Sipas Mirror, mbrojtësi Raphael Varane është duke e shqyrtuar mundësinë që të largohet nga skuadra Real Madrid.
Futbollisti 25 vjeçar tani është i interesuar që ta gjejë një sfidë të re dhe trajneri i klubit spanjoll është në dijeni për këtë gjë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Skuadra Manchester United e cila nuk arriti ta nënshkruajë Varanen gjatë vitit 2011, tani mund të përpiqet sërish që ta arrijë këtë qëllim.
Ndërsa kontrata e francezit me skuadrën Real Madrid ka afat edhe tre vjet para se të skadojë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.