Lajmet e fundit

Gjigantët e Real Madrid kanë njoftuar se kanë nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin francez, Raphael Varane.
24 vjeçari, pjesë e madrilenëve që gjashtë vjet, ka pranuar të qëndrojë në këtë klub për së paku edhe pesë vjet, ndërsa kontrata e tij do të skadojë më 2022.
“Real Madrid dhe Varane janë pajtuar që ta zgjasin kontratën e lojtarit, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2022”, shkruan në njoftimin në ueb-faqen e Real Madrid.