Lajmet e fundit

Sistemi teknologjik që do të ju ndihmojë gjyqtarëve të futbollit të marrim vendimin e duhur për situata specifike do të fillojë të përdoret edhe në Britani të Madhe.
Ky sistem i quajtur VAR – Video Assistant Referee në ishull do të përdoret për herë të parë në ndeshjen miqësore mesh Anglisë dhe Gjermanisë që do të luhet në Ëembely, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ka dy vjet që ky sistem është testuar dhe ka marrë aprovimin nga Bordi i Federatës së Futbollit Ndërkombëtar (IFAB) në vitin 2016.
Ajo është testuar rreth e përqark botës, përfshirë Bundselisa, Serie A dhe Major League Soccer në Amerikë.
Përvoja e parë e Anglisë me këtë sistem të ri ishte ajo kundër Francës në qershor.
Kjo teknologji mundëson që të rishikohen incidentet që lidhen me gola, kartonë të kuq, ngjashmëritë me gabime dhe penalti.