Lajmet e fundit

Momenti kur Arb Manaj shkaktoi ndërhyrje të pa lejuar, çka shtyu VAR-in ta anulojë golin e Dritës[/caption]
Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani, njofton Klankosova.tv.
“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.
Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, raporton Klankosova.tv.
Për t'u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm.
Drita – Llapi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion.
[caption id="attachment_2434999" align="alignnone" width="1260"]
Renditja aktuale në Superligë[/caption]