Lajmet e fundit

Përforcimi i ri i Milanit, Leonel Vangion, ka mbërritur tashmë në San Siro.
Mbrojtësi ka pasur paraqitje të mira tek River Plate, duke tërhequr kështu interesimin e italianëve dhe konkretizuar gjithçka tashmë.
Ai ka thënë se është i lumtur që është transferuar tek Milan, për shkak të prestigjit që ka skuadra.
"Jam shumë i ngazëllyer. Ky klub ka një histori të pabesueshme dhe unë jam shumë i lumtur të jem pjesë e saj. Për mua të jem pjesë e këtij klubi është diçka që unë gjithmonë kam dashur dhe jam shumë i lumtur".