23.04.2019 · përditësuar para 2636 dite1 min lexim
Vanessa Hudgens ka folur për marrëdhënien e saj me Zac Efron.
Aktorja 30 vjeçare zbuloi disa detaje për lidhjen e saj katërvjeçare me aktorin, transmeton Klan Kosova.
“Filloi me të vërtetë rastësisht. Unë s’mund të isha më mirënjohëse se kaq që kam pasur këtë marrëdhënie në atë kohë”.
“Ishte fenomen dhe të gjithë i kishin sytë mbi mua. Ajo lidhje më mbajti të stabilizuar dhe kisha dikë që të mbështetesha”, shtoi ajo.
Vanessa dhe Zac përfunduan marrëdhënien e tyre në vitin 2010. Aktorja aktualisht është në lidhje me Austin Butler, me të cilin është që tetë vjet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.