Lajmet e fundit

Disenjatori i unazës e ka konfirmuar për Page Six Style se ndonëse unaza që ka një gur të madh diamanti është e stilit të unazave të fejesës, Hudgens nuk është fejuar.
Por, megjithatë mbishkrimet në fotografinë që kjo kompani e ka postuar duket se e thonë të kundërtën pasi aty shkruan “nuse e ardhshme”, “ajo ka thënë po” dhe fraza të ngjashme.
Çifti njihen tash e shumë vjet derisa lidhjen e tyre të dashurisë e kanë bërë zyrtare në vitin 2012 në premierën e filmit të Hudgenes “Journey 2: The Mysterious Island”.
Aktorja shpesh poston fotografi të tyre në Instagram, nga ngjarjet e rëndësishme si Vanity Fair Oscar deri tek daljet e zakonshme.
“I vetmi të cilin e shoh”, kishte shkruar ajo poshtë një fotografie të ëmbël të tyre në festën e Shën Valentinit.