Presidenti amerikan Donald Trump mori një vendim përfundimtar "disa minuta para se të hidheshin bombat" të shtunën, tha zëvendëspresidenti JD Vance, duke shtuar se presidenti amerikan "kishte aftësinë ta anulonte këtë sulm deri në minutën e fundit" dhe vendosi të vazhdonte.
SHBA-ja tani po vëzhgon nga afër nëse Irani sulmon trupat amerikane apo vazhdon programin e tij të armëve bërthamore, tha Vance në një intervistë me "Meet the Press ëith Kristen Ëelker" të NBC.
Ai sugjeroi që hapat e ardhshëm të Iranit do të bëhen të qartë brenda 24 orëve të ardhshme, duke përshkruar një "moment shumë delikat", transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, tha Vance, SHBA-ja ka “marrë disa mesazhe indirekte nga iranianët”, pasi Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha më herët të dielën se ka “mesazhe publike dhe private që u dërgohen drejtpërdrejt iranianëve në kanale të shumëfishta”.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Irani ndërmerr hapa për të ndërprerë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, Vance tha se ky veprim “do të ishte vetëvrasës” dhe do të “shkatërronte ekonominë e tyre”.
Vance përsëriti se SHBA-të “nuk kanë interes për trupa në terren” dhe hodhi poshtë shqetësimet se përfshirja e SHBA-së do të përshkallëzohej, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.