Shtëpia e Bardhë thotë se bisedimet midis JD Vance dhe Zelensky ishin "produktive".
Përpara telefonatës së ardhshme të Trump me Putinin, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka thënë se Uashingtoni e pranon se ka një "ngërç" në bisedimet lidhur me luftën në Ukrainë.
"Mendoj se presidenti do t'i thotë Presidentit Putin: 'Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?', u tha Vance gazetarëve në bordin e Air Force Two, ndërsa përgatitej të nisej nga Italia.
“Putini nuk duket se e di tamam si të dalë nga lufta në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se përfundimisht SHBA-të duhet të thonë se “kjo nuk është lufta jonë”.
"Është lufta e Joe Biden, është lufta e Vladimir Putinit. Nuk është lufta jonë. Do të përpiqemi ta përfundojmë”, tha Vance. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.