Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance deklaroi se "i thyhet zemra" për dy personat e vrarë në Muzeun Hebraik në Washington.
"Dhuna antisemite nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara", tha ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
"Po lutemi për familjet e tyre dhe të gjithë miqtë tanë në ambasadën izraelite, ku punonin dy viktimat", shtoi Vance.
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje duke u larguar nga një aktivitet në muze.
Sarah Lynn Milgrim dhe Yaron Lischinsky ishin çift dhe "në kulmin e jetës së tyre" para se të vriteshin, deklaruan nga ambasada e Izraelit në ShBA.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.