Lajmet e fundit
Robin van Persie është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e bashkëkombasit të tij Memphis Depay te skuadra e Manchester United.

21 vjeçari sezonin e fundit në Eredivisie u zgjodh si top golashënues i ligës me 22 gola të shënuar.
“Kam punuar me të ne vitin e fundit në kombëtaren holandeze, e njoh shumë mirë"
Depay ka kaluar në Manchester United për vlerën prej 30 milionë eurove.
“Ai ka bërë një lëvizje të madhe me ardhjen këtu. Do të jetë shumë interesante ta shohim duke luajtur në United".
"Për të kjo do të jetë sfidë” ka thënë Van Persie".
Të dy luajnë për Holandën ndërsa me nënshkrimin e kontratës pritet që sezonin e ri të luajnë edhe në Manchester United, transmeton Klan Kosova.