Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bëtë të ditur se ekipi që ai udhëheq është tërhequr nga oferta për Robin van Persie, i cili luan për Manchester United.
Ai ka thënë se Persie i cili do të jetë pjesë e Manchesterit edhe në sezonin e ardhshëm, është parë në Romë këtë javë duke ngritur spekulime se ky i fundit mund t`i bashkëngjitet Lazios.
Sa i përket Van Persiet ai ka thënë për Lazio Style Radio, se ka respekt për të si sulmues, por që fakteqësisht është jashtë parametrave të Lazios, transmeton Klan Kosova.
Lazio e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli, ka përfunduar e treta në Seria A, duke i siguruar kështu vetes një vend në kualifikimet në Champions League. / klankosova.tv