Lajmet e fundit
Ish shefi i Barcelonës mendon se pozita e tretë është synim më real për Djajtë e kuq, megjithë investimet prej 100 milionë funtesh këtë verë.

Louis van Gaal nuk mendon se Manchester Unitedi mund ta fitojë Premier Ligën këtë sezon.
Djajtë e kuq kanë mbledhur shtatë pikë nga katër takimet e para megjithëse kanë harxhuar mbi 100 milionë funte në transferimin e Memphis Depay, Anthony Martial dhe Morgan Schneiderlin.
Pavarësisht këtyre investimeve, Van Gaal ka hedhur poshtë mundësinë që Djajtë të dalin të parët në Premier Ligë këtë sezon.
“Vendi i dytë ose i tretë, janë pritje më serioze, por pres që të luftojmë për titull sezonin tjetër”.
“Më vjen keq për disfatën(ndaj Swanseas), ishte faji im”.
“Por, mos u brengosni, do të fitojmë të shtunën”.