Lajmet e fundit
Manchester United kanë shprehur interesim këtyre ditëve për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Zyrtarët e klubit janë shprehur të gatshëm që të paguajnë 28 milionë funta për spanjollin me ofertën e parë.
Transferimin e tij në Old Trafford e dëshironte edhe holandezi Louis Van Gaal, i cili ka thënë se nuk do të shpenzojë shumë para për Ramos.
Por drejtuesit madrilen e kanë refuzuar atë menjëherë pasi nuk dëshirojnë që mbrojtësi të largohet nga Santiago Bernabeu.
Tash mediat në Angli raportojnë se drejtuesit e Djajve të Kuq kanë thënë se nuk do të rrisin ofertën e tyre për Ramosin, pavarësisht se këtë afat kalimtar kanë planifikuar që në transferime të reja të shpenzojnë diku 150 milionë funta.