Lajmet e fundit
Kapiteni i Unitedit nuk e ka gjetur rrjetën tash e tetë vite në tempullin ku u rrrit dhe shefi i tij e ka nxitur që ta përmirësoj këtë statisktikë.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, e ka sfiduar Wayne Rooneyn që t’i jap fund agjërimit të golave ndaj Evertonit të shtunën.
Kapiteni i Anglisë ka dështuar të shënojë në Goodison Park që nga viti 2007 dhe ka vetëm një gol këtë edicion të Premier Ligës – ndaj Tottenhamit në gusht.
Rooney do të jetë titullar të shtunën pas kthimit nga një lëndim në nyjë dhe Van Gaal do që kapiteni i tij t’u rikthehet golave.
“Ndoshta ai mund ta bëj këtë gjë ndaj Evertonit, megjithëse nuk ka statistikë të mirë. Është koha që ai ta ndërrojë këtë gjë”.
“Nuk e di pse ai ka statistikë aq të dobët. Duhet ta pyesni atë”.
“Unë jam menaxher dha analizoj mbrojtjen e kundërshtarit, gjë të cilin e bëj për të gjithë”.
“Ai ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe për mua nuk është me rëndësi kush shënon në çfarë ndeshje”.