Lajmet e fundit
Menaxheri holandez beson se mbrojtësi argjentinas mund të arrijë nivelet më të larta kur të zhvillohet plotësisht si futbollist.

Louis van Gaal beson se Marcos Rojo ka potencialin për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Unitedit.
Argjentinasi iu bashkua skuadrës ishullore nga Sportin CP në gusht të vitit 2014 dhe që atëherë ka luajtur në 26 ndeshje.
Rojo është paraqitur në vetëm tri të tilla këtë edicion shkaku i lëndimit, por menaxheri beson se e ardhmja e tij është e ndritur.
“E kam parë në Kupën e Botës”.
“Ai shkëlqeu në ato ndeshje, si edhe për Sporting CP”.
“Më pëlqen sepse është fizikisht i fortë, luan mirë me kokë dhe pason mençurisht”.
“Këto janë gjëra që na duhen neve”.
“Mendoj që ai ka potencialin për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Unitedit. Ai mund të arrijë nivelet më të larta”.