Lajmet e fundit
Gardiani argjentinas nënshkroi me ‘Djajtë e kuq’ të martën dhe holandezi ka vendosur që t’a vë atë përballë David de Geas.

Louis van Gaal ka paralajmëruar David de Gean duke insistuar se Sergio Romero nuk u transferuar për të mbushur numrin tek Manchester United.
Gardiani argjentinas, Romero kompletoi kalimin e tij tek skuadra nga Old Trafford.
Romero ka punuar me Van Gaal në kohën që dyshja ishin në kontratë me AZ dhe trajneri ka lënë të kuptohet që De Gea mund të mos jetë numri 1 edhe nëse nuk nënshkruan me Real Madridin.
“Në rrethanat kur De Gea mund të largohet drejt Madridit, ne duhet të përgatitemi që Romero të zë vendin e tij”.
“Nomalisht që kam folur me Romeron për këtë gjë, si edhe me De Gean. Ndaj duhet të luftojnë që të fitojnë vendin në skuadrën startuese”.