Ai ka zbuluar se kapiteni i tij Wayne Rooney dhe zëvendëskapiteni Michael Carrick, e kanë këshilluar për ta ndryshuar strategjinë dhe ai e ka bërë, shkruan The Guardian, përcjellë Klan Kosova.
12.09.2015 · përditësuar para 3977 dite1 min lexim
Trajneri i Manchester United, ka thënë në konferencë për media, para ndeshjes me Liverpool, se ai nuk është një diktator, siç shpesh e cilësojnë, por një njëri shumë komunikues.
Ai ka zbuluar se kapiteni i tij Wayne Rooney dhe zëvendëskapiteni Michael Carrick, e kanë këshilluar për ta ndryshuar strategjinë dhe ai e ka bërë, shkruan The Guardian, përcjellë Klan Kosova.
Holandezi ka treguar se Rooney e Carrick i kanë thënë atij se lojtarët nuk janë ndjerë mirë me disa gjëra, dhe i kanë treguar për ankesat që lojtarët kanë rreth disa metodave menaxheriale të tij.
Van Gaal ka thënë se ai e ka pranuar shumë butësisht kritikën dhe me anë të dialogut ka provuar ta ndryshojë qasjen aty ku ka pasur nevojë.
“Po, e kam ndryshuar mënyrën sesi e paraqes planin e lojës para tyre”.
“Tani unë u kërkojë këshilla dhe ata mund ta shfaqin versionin e tyre. Gjithsesi, shumica e strategjisë është e njëjta, sepse ata e pëlqejnë atë që unë ofroj”, ka thënë Van Gaal.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.