Lajmet e fundit
Holandezi i ka dalë në mbrojtje Zv.presidentit pasi ai dështoi të nënshkruajë me mesfushorin spanjoll.

Louis van Gaal thotë se ai ka besim të plotë në Zëvendëpresidentin Ed Woodward, megjithëse Manchester United dyshoi të nënshkruajë me Pedron, që iu bashkua Chelseat.
Shefi i ‘Djajve të kuq’ pati fluturuar në Barcelonë për të përmbyllur marrëveshjen më herët këtë javë, por doli i dështuar, si edhe në rastet e Otamendit e Ramosit.
“Askush s’duhet ta dyshojë Ed Woodwardin”, tha holandezi pa hyrë në detaje si kishte ndodhur gjithçka.
“Mendoj se qëllimi është që të shkaktohet armiqësi mes atij dhe meje. Kurrë. Kurrë, sepse çdo ditë unë marr njoftime nga ai – sepse i besoj”.