Lajmet e fundit
Holandezi beson se skuadra e tij është treguar më efektive në mbrojtje ndërsa thotë se është e jetik kualifikimi në Champions League.

Louis van Gaal beson se Manchester Unitedi ka qenë në nivel në fillim të sezonit 2015-16 kur s’ka dominuar ndeshjen.
United s’ka pësuar ende humbje në katër ndeshjet hapëse të sezonit të ri, megjithëse shënimi i golave është histori tjetër, skuadra ka shënuar vetëm dy gola në Premier Ligë.
Forma e Wayne Rooneyt është vënë në dyshim pasi reprezentuesi anglez nuk ka shënuar gol që nga prilli dhe Van Gaal mendon se mbrojtësit kanë meritat më të mëdha në skuadër.
“Unë e ndaj futbollin në katër momente. Në dy nga to kundërshtari ka topin – ky është më i miri për ne”.
“E kemi treguar që mbajtja e portës të paprekur është shumë me rëndësi. Por, duhet të përmirësohemi kur kemi topin”.
“Kemi qenë pak të pafat. Liverpooli dhe Arsenali barazuan pa gola të hënën, por s’mund të thuhet se rastet munguan”.