Lajmet e fundit

Louis Van Gaal ka zbuluar se ai pret që Ryan Giggs të jetë traneri i ri Manchester Untied dhe beson se nënshkrimi i Anthony Martial do të ketë më shumë dobi për pasuesin e tij më shumë sesa për atë.
Martial u transferua nga Monaco në Old Trafford në një marrëveshje që raportohet që i afrohet shumës rreth 80 milionë euro, një shumë kjo e cilësuar qesharake nga Van Gaal në ditën e fundit të transferimeve.
Duke folur në një ngjarje të United të mërkurën, holandezi e përshkroi shumën e shpenzuar për 19 vjecarin si provë për “ botën e çmendur në të cilën jemi”.
“Unë nuk e bleva Martial për vete, Unë e bleva atë për menaxherin e ardhshëm të Manchester United.”
Duke iu referuar Giggsit, ai shtoi:” Ndjej se po e prezantoj menaxherin e ri të Manchester United.”