Lajmet e fundit
Trajneri ishte i kënaqur me paraqitjen e 20 vjeçarit në fitorne 3-1 ndaj Derby County dhe ka thënë se e ardhmja e tij është e ndritur.

Louis van Gaal e ka lavdëruar paraqitjen e Anthony Martial në fitoren 3-1 në FA Cup ndaj Derby County, duke thënë se e ai do të bëhet lojtar i madh.
Francezi asistoi për Wayne Rooney dhe Juan Mata në fitoren rutinë që u siguroi Djajve të Kuq kualifikim për në xhiron tjetër.
Dhe ndërsa Van Gaal e pranoi se Martial nuk ka qenë në element për një kohë, ai ishte i impresionuar nga efektiviteti i 20 vjeçarit.
“Ai nuk e nisi mirë dhe ia thashë këtë gjë. Pas 20 minutave ai u kthye në ndeshje dhe ishte i mrekullueshëm”.
“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e tij dhe mendoj se ai do të bëhet lojtar i madh”.