Lajmet e fundit

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha që ka bërë trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, nuk ka dalë të jetë shumë më i mirë se paraardhësi i tij, David Moyes.
Shumica e tifozëve të United kanë filluar të pyesin se cilat janë krahasimet mes këtyre dy trajnerëve, për nga suksesi, pasi që në shpenzime holandezi Van Gaal është shumë më përpara.
Van Gaal ka shpenzuar 181.9 milionë funta më shumë sesa skocezi por që nga numri i fitoreve janë të barabartë, transmeton Klan Kosova.