Lajmet e fundit

Louis van Gaal vuri në dyshim vendimin e gjyqtarit anësor për të anuluar golin e shënuar nga Jesse Lingard në fund të pjesës së parë teksa Manchester United. Ky ishte edhe një nga momentet më delikate të ndeshjes.
Vendimi gjyqtarit në fakt ishte i drejt, teksa Mata ndodhej në pozicion jashtë loje, por nuk e preku topin. Gjithsesi Van Gaal mendon ndryshe.
“Në pozicionin nga e sheh anësori, ai ka një fushëpamje mjaft të mirë. Për mua është e çuditshme fakti që në fillim e quan gol dhe pasi disa lojtarë të Wolfsburgut shkojnë i flasin, ai vendos të kthejë vendimin.
Nuk mendoj se portieri u pengua nga Mata, pasi topi ishte drejtuar në rrjetë dhe portieri nuk kishte asnjë mundësi ta arrinte atë. Por sigurisht, duke parë Mata në pozicion jashtë loje, ai e shfrytëzon këtë fakt”, deklaroi strategu holandez. pas ndeshjes për mediat britanike. /albeu.com/