Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, është shprehur i bindur se ekipi i tij do të vazhdojë ta gjejë golin më shpesh javët që po vijnë.
Djajtë e kuq janë kritikuar për mungesë të efikasitetit, dhe kanë bërë pak që t’i ulin zërat e kritikuesve të tyre në vikend, kur barazuan pa gola në shtëpi ndaj West Hamit.
Por duke folur në konferencë për media para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të luhet kundër Wolfsburgut , Van Gaal ka insistuar se herët apo vonë do ta thyejnë serinë e keqe.
“Kam përvojën si trajner që golat do të vijnë,” i ka thënë ai reporterëve.