Lajmet e fundit
Menaxheri i Manchester Unitedit humbi durimin me një gazetar që e kritikoi Wayne Rooneyn.

Louis van Gaal është i njohur si njeri kontrovers, por ai e teproi kur e quajti “të trashë” një gazetar, pas barazimit të Djajve me Newcastle të martën.
Holandezi iu përgjigj me mosdurim kritikave ndaj Wayne Rooney, që pati një paraqitje goxha të mirë ndaj skuadrës së Steve McClaren.
“Ti ke kritika, jo unë”, tha Van Gaal para se të shtonte: “Edhe ti tjetri. Ti i trashi”.
https://twitter.com/paddypower/status/687345326156427266
Gazetari i Sun, Neil Custis është marrë vesh të jetë njeriu që u fye nga Van Gaal.
“Ke të drejtë Van Gaal. Jam i trashë. Kam kryer një operacion në gju dhe kjo gjë më ka pamundësuar vrapimin, ndaj jam trashur”.