Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal e ka kritikuar Bastian Schweinsteiger për performancën e tij kundër San Jose Earthquakes.
Schweinsteiger i cili ka ardhur në Manchester United nga Bayern për 12 milionë funte, kishte luajtur në pjesën e dytë të lojës në Stadiumin California Memoria, mirëpo Van Gaal mbeti i pa impresionuar me performancën e tij gjatë lojës.
“Lojtarët mund të luajnë keq kur kanë vetëm 3 ose 6 ditë trajnim dhe më pas të duhet të luash 43 minuta”.
“Të gjithë mund të thonë se është e lehtë por kjo nuk qëndron. Në ndeshjen e parë ai luajti shumë mirë, por tani luajti keq. Por sigurisht që kjo ndodh pas vetëm një javë trajnim”.
Van Gaal gjithashtu e ka kritikuar Manchester United për lojën që ekipi kanë bërë në pjesën e dytë të lojës, duke insistuar se lojtarët e lëshonin shumë lehtë topin, pavarësisht se kishin ndërtuar një formacion dhe udhëheqje të mirë.