Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë kritikuar për stilin e tyre të lojës këtë edicion dhe holandezi thotë se duhen forcuar radhët këtë afat kalimtar.

Louis van Gaal do që të përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit, por ka thënë se janari është më i vështirë se muajt e verës në këtë aspekt.
Unitedi është i treti në tabelë para përballjes së të shtunës ndaj West Hamit, por megjithëse nuk është larg kreut, Van Gaal mendon se duhen patjetër transfero të reja.
“Lëndimet janë pjesë e lojës, por nuk mund t’i përballojmë. Kemi një varg lëndimesh dhe kjo gjë po na pengon”.
“Prandaj jemi duke kërkuar që të transferojmë lojtarë në janar. Po kërkojmë, por asgjë nuk është e sigurt”.