Lajmet e fundit
Holandezi ka thënë se skuadra duhet të përmirësohet për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Europës, pas humbjes në Afield Road në ndeshjen e parë.

Louis van Gaal mendon se Manchester United u ka borxh fansave një fitore të madhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Europës.
United u mposht 2-0 në Anfield në ndeshjen e parë, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp dominoi po ashtu krejt ndeshjen.
Van Gaal ka deklaruar se skuadra duhet të përmirësohet nëse do që të dalë triumfuese në ndeshjen me Reds.
“U kemi borxh fansave rezultate të mëdha sepse ata paguajnë për të na parë të arrijmë rezultate”.
“Është sfidë e madhe. Duhet të besojmë. Gjithçka fillon me lojtarët dhe fansat – që kanë ndikim të madh në fushë”.
“Pjesa e parë e ndeshjes së shkuar nuk ishte e mirë për ne. Duhet të përmirësohemi, ndryshe nuk fitojmë dot”.