Lajmet e fundit
Reprezentuesi spanjoll ka munguar në dy ndeshjet e para të parasezonit shkaku i një lëndimi, ndërsa anësori pritet që t’i bashkoet skuadrës së shpejti.

Luis van Gaal është duke planifikuar që të luajë me David de Gean kundër Barcelonës, ndërsa Angel Di Maria pritet të mbetet jashtë formacionit.
De Gea ka qenë i lidhur me një kalim tek Real Madrid, duke munguar kështu në dy fitoret ndaj Club America dhe San Jose Earthquakes, shkaku i asaj që Van Gaal e quajti 'lëndim i vogël në stërvitje'.
Por, holandezi ka lënë të kuptohet se De Gea do të paraqitet kundër Barcelonës në Santa Clara, të shtunën.
“Shpresoj që De Gea të paraqitet ndaj Barcelonës”.
“Ai nuk luajti ndaj San Jose, pasi nuk është shëruar ende nga lëndimi”.
“Nuk mendova se duhet të rrezikoja, prandaj vendosa që ai të mos paraqitet në atë ndeshje”.
“Di Maria dhe Rojo do të vijnë së shpejti. Por, ata nuk mund të luajnë, sepse duhe të stërviten më shumë”.