Lajmet e fundit
I pyetur për një transferim të mundshëm të Serigo Romeros në Old Trafford, Van Gaal tha se “mund të ndodhë, por tani nuk mund ta them me siguri, pasi varet nga De Gea”.

Trajneri i Manchester Untiedit, Louis Van Gaal nuk duket i shqetësuar nëse De Gea largohet në drejtim të Madridit.
Gjatë parasezonit të ‘Djajve të kuq’ në Seatle, holandezi dëgoi një mesazh që mund të thotë se lëvizja e gardianit drejt Madridit është thjeshtë çështje formalitetesh.
Pas dhënies së njoftimit se Victor Valdes do të largohet nga klubi, Van Gaal pranoi se numri 1 i Argjentinës, Sergio Romero është njëra nga mundësitë për portën e United.
“Nuk mund ta them, pasi është process, por gjithçka mund të ndodhë”.
Gjykuar nga komentet tjera rrethanore, mund të përfundohet se holandezi është dorëzuar para faktit se De Gea do të transferohet në Madrid.