Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se Manchester City është favorit në ndeshjen derbi në mes këtyre dy skuadrave.
Skuadra e Pellegrinit është dy pikë përpara dhe është lider në Premier League, ndërsa Djajtë e Kuq pozicionohen në pozitën e tretë.
“Shikoni faktet, ata janë të parët dhe mendoj se janë favorit”.
Ai ka thënë se dallimi në gola të shënuar dhe dallimi në pikë i bënë ata që të jenë favorit për këtë ndeshje.
Van Gaal ka vazhduar duke thënë se shumicën e lojtarëve i ka në dispozicion dhe se seanca e sotme stërvitore nuk ishte e ngarkuar në mënyrë që të shmangen lëndimet, transmeton Klan Kosova.