Lajmet e fundit

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se ka bërë më të mirën e mundshme me skuadrën që ka në dispozicion.
Ai ka thënë madje se është detyruar të punojë edhe më lojtar të cilët nuk i kanë kualitetet që ky i kërkon.
United aktualisht pozicionohet në vendin e pestë në Premier League dhe të shtunën ka arritur që të kualifikohet për në finale të FA Cup.
Holandezi ka thënë se janë këtu që të luftojnë edhe për një pozitë që dërgon për në Champions League, transmeton Klan Kosova.