Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Tottenham Hotspur-it, Rafael van der Vaart, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli.
35 vjeçari numëron 109 paraqitje për Holandën dhe njihet në skenën botërore të futbollit për kohën e tij në Ajaks, Hamburg, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.
“Thjesht duhet të ndalem tash. Nuk jam këtu për t’u rehabilituar, por të luaj futboll. Zbavitja do të jetë ndryshe dhe kjo është ajo që dua të jem. Doja që të bëhesha gjysh i futbollit, por kështu nuk qëndron puna”, ka thënë ai për De Telegraaf.
Klubi i fundit për të cilin ka luajtur nënkampioni i botës me Holandën ka qenë ai danez, Esjeberg.