Lajmet e fundit

Rafael van der Vaart është krekosur se është më i mirë teknikisht se sa superylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Veterani holandez që tani luan për skuadrën daneze, Midtjylland, e bëri këtë pohim të jashtëzakonshëm për mediumin Ziggo Sport, dhe insistoi se janë atributet fizike jonjerëzore që e kanë bërë Ronaldon yll botëror, e jo aftësitë e tij futbollistike.
“Ai është fenomen. Nëse je stërvitur me të, ke qenë më i impresionuar me atletin”, tha van der Vaart.
“Guxoj të them se kam teknikë më të mirë. Shumë njerëz do të më thonë që s’e kam mirë, por kështu është. Nëse e shihni se çfarë investon ai në stërvitje, është e jashtëzakonshme se sa në formë është”, shtoi Van der Vaart.