13.09.2019 · përditësuar para 2515 dite1 min lexim
Ish-portieri Edwin van der Sar, ka thënë se spanjolli David De Gea nuk është i pazëvendësueshëm në Manchester United.
Kontrata e De Geas me Djajtë e Kuq pritet të skadojë gjatë këtij viti dhe ai ende nuk ka nënshkruar marrëveshje të re, pavarësisht ofertës që i është bërë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Van der Sar është një përkrahës i madh i De Geas, por insiston se ka shumë alternativa të mira nëse ky i fundit vendos të largohet nga klubi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.