Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka mohuar zërat se Paul Pogba do t’i bashkohet ekipit të tij.
“ Ne nuk futemi në diskutim për lojtarët e ekipeve të tjera” u shpreh Valverde.
Ai gjithashtu kërkoi respekt të ndërsjellë mes ekipeve.
“Ne duam që ata të respektojnë lojtarët tonë dhe ne respektojmë lojtarët e të tjerëve” shtoi 54 vjeçari.
Ai bëri të ditur se është i kënaqur me ekipin që ka por nuk përjashtoi mundësinë e prurjeve të reja deri në përmbylljen e afatit kalimtarë.
“Ne nuk e dimë nëse skuadra është kompletuar apo jo. Ne kemi një ekip të mirë për tu ballafaquar me atë që na pretë, por ka ende kohë” përfundoi spanjolli.
E Valverde për të sjellë lojtarë të tjerë në Camp Nou, ka kohë deri më 31 gusht atëherë kur edhe mbyllet afati kalimtarë në Spanjë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.