Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ende nuk ka arritur ta tejkalojë pikëllimin e eliminimit nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sezonin e kaluar, katalunasit kishin fituar 4:1 në shtëpi, për t’u befasuar nga kryeqytetasit italianë në “OIimpico” me rezultat 3:0.
“Kishim një ditë të tmerrshme, dhe analiza ime e ndeshjes kthyese ishte që gjithçka rreth atij ballafaqimi nuk ishte mirë”, ka thënë Valverde për ueb-faqen e Barcelonës.
“Loja e parë ishte e vështirë por e shfrytëzuam, ndonëse ndeshja kthyese ishte e paqartë që prej fillimit”.
“Ata ishin më të fortë dhe nuk mundëm ta rikthenim”.