Lajmet e fundit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk është edhe aq i brengosur për lëndimin e Lionel Messit, pasi që mendon se janë vetëm probleme minore.
“Messi përfundoi ndeshjen e fundit kundër Athletic Club, dhe është e vërtetë që ai ka pak probleme minore”, tha Valverde gjatë prezantimit të botimit të 14-të të librit “Relatos Solidarios del Deporte”, të martën.
“Isha i qetë sepse besojmë që nuk është fare e rëndësishme”.
“Nuk do të brengosemi paraprakisht, të shohim se çfarë ka ai saktësisht”.