Lajmet e fundit

Ernesto Valverde ka folur sot për shtyp para ndeshjes me Valencia-n në kuadër të La Ligës, ku ndër të tjera ka folur edhe për punën e tij te Barcelona.
Gjithçka po shkonte mirë për të dhe ekipin e tij deri në humbjen 3:0 në Olimpico nga Roma, e që iu kushtoi me eliminim në Ligën e Kampionëve.
“Nuk e di. Supozoj që jam kur e merr punën e Barçës, kështu është. Duhet t’i shkojmë në fund”, tha Valverde sa i përket pyetjes se a është në rrezik të shkarkimit.
“E dija që do të ishte kështu. I ndodh çdo trajneri, dhe do të më ndodhë edhe mua”, ka shtuar mes tjerash ai.