31.01.2022 · përditësuar para 1643 dite1 min lexim
Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, ka kaluar te klubi i Serie B, Brescia.
Behrami luante te Genoa nga 2020-ta, ndërkaq tani ka vendosur që të ndërrojë destinacion.
Behrami ka përvojë të gjatë në futbollin italian, meqenëse ka luajtur për skuadra si Napoli, Fiorentina, Lazio e së fundmi te Genoa.
36-vjeçari po i afrohet perëndimit të karrierës dhe ky destinacion i ri e dëshmon që ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet në një të ardhme të afërt.