Lajmet e fundit

Futbollisti kosovar, Valmir Veliu ka realizuar golin e parë ne ndeshjet zyrtare per Gazientep. Ai shënoi në minutën e 51-të për ta barazuar rezultatin, megjithatë ekipi i tij në fund u mposht nga Giresunspor me shifrat 2 me 1.
Për 22 vjeçarin ishte goli i parë në supërligën turke teksa ka zhvilluar 13 paraqitje për ekipin e Gazientep. Në Kosovë Veliu ka luajtur për Llapin dhe Ramiz Sadikun teksa gjatë verës së këtij viti u transferua në Turqi.