Lajmet e fundit
Politikani francez ka thënë se futbollistët duhet të jenë shembull i sjelljes duke lënë të kuptohet se nëse një futbollist hetohet ai nuk duhet të jetë në përfaqësuese.

Manuel Valls ka thënë se sportistët që përfaqësojnë vendin duhet të jenë shembull për të tjetër.
Valls këto komente i ka dhënë duke u përgjigjur në pyetjet e bëra për Benzeman dhe megjithëse nuk e ka përmendur atë speficikisht, gjithçka ishte e qartë.
“Nëse një ministër është nën hetime ai nuk duhet të jetë në qeveri. Njëjtë duhet të jetë edhe në përfaqësuese”.
“Jam i pari dhe më i madhi përkrahës i përfaqësueses. Nuk mund të komentoj ngjarjet që lidhin persona”.
“Por një sportist i madh duhet të jetë shembull. Nëse nuk është i tillë nuk ka vend në përfaqësuese.