Lajmet e fundit

Një nuse që ka mbijetuar nga leukemia ka ftuar në dasmë njeriun që i kishte shpëtuar jetën, dhe ka vallëzuar me të.
Greta Hokanson nga Minnestoa, ishte diagnostifikuar me leukemi më 1 shtator 2006, transmeton Klan Kosova.
Mjekët kishin ardh në përfundim që mënyra e vetme që ajo të shpëtonte ishte që të transplantohej palca e kockave.
Për fat të keq asnjë prej familjarëve të saj nuk përputheshin me palcën e saj.
Më pas ata u regjistruan në regjistrin kombëtar dhe e kuptuan që palca e saj përputhej shumë mirë me një burrë 44 vjeçar.
Ky ishte Danny Daniels, që dëshironte vullnetarisht të ishte dhurues pasi që një prej anëtarëve të familjes së tij ishte diagnostifikuar me kancer.
Kur është kontaktuar nga mjekët, ai menjëherë kreu procedurat që duheshin për të ia shpëtaur jetën Hokanso, atëbotë një vajzë e vogël.
Një vit pas transplantit të dy kishin filluar që të takoheshin, dhe që nga atëherë nuk i kanë ndërprerë kontaktet.
Kështu që ishte shumë e normale që në ditën e dasmës së saj, ajo të ftoi Daniel dhe gruan e tij.
Pasi vallëzuan së bashku, Hokanson, tregon se sa me emocion e përjetoi.
“Isha e mbushur me emocione, emocione të lutmura patjetër”.
“Unë jam pafundësisht e lumtur për dhuratën e jetës që ma ka dhuruar”.
“Ai është heroi i jetës time – duke bërë një akt totalishtë altruist për dikënd të panjohur”, u shpreh Hikanson.
“Ajo është një person shumë i mirë dhe unë jam i lumtur që ajo ishte personi që ka marrë palcën”.
“Unë jam i nderuar që po vallëzojë me të në ditën e dasmës”, u shpreh Daniels.
Të dy shpresojnë që kjo histori do të mund t’i inspirojë të tjerët që të bëhen dhurues të dikujt që është në nevojë.