Lajmet e fundit

E dini shprehjen “largojeni dhimbjen me muzikë e vallëzim”? Epo, këtë gjë e kishte marrë shumë seriozisht një grua shtatzënë, e quajtur Yuki Nishizawa.
Ajo shkoi për të lindur foshnjën e saj në spitalin e Bostonit, dhe bashkëshorti i saj e xhiroi derisa ajo po vallëzontë në dhomën e saj, edhe pse e kapluar nga dhimbjet e lindjes, transmeton Klan Kosova.
Kjo video ka marrë famë të madhe në internet, pasi e veçanta e kësaj është se edhe pse me dhimbje dhe shtrëngime të barkut, Yuki shihet e buzëqeshur dhe duke mos i ndalur hapat e vallëzimit.