Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Real Madrid, Jesus Vallejo do të vazhdojë të qëndrojë në klubin madrilen edhe për një edicion tjetër.
Kjo edhe pse për shërbimet e tij janë të interesuara një numër i konsiderueshëm i skuadrave spanjolle raporton Marca, përcjellë Klan Kosova.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Julen Lopotegui është i interesuar për transferimin e një mbrojtësi tjetër gjatë këtij afati kalimtar, por kjo nuk ka lëkundur bindjen e Vallejo-s për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.
Për shërbimet e 21 vjeçarit është i interesuar Real Sociedad por atyre nuk u ka mbetur shumë deri në përfundim të afatit kalimtar për të bindur spanjollin të ndërrojë ambient.