Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është hasur një valixhe të dyshimtë.
Këtë e raportoi një lexues i klankosova.tv, teksa shtoi se policia ka evakuuar sektorin kritik.
Lexuesi ka dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes.
Klankosova.tv, ka kontaktuar me zyrtarë të aeroportit, ku nga atje nuk e mohuan e as nuk e pohuan një gjë të tillë.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por që një përgjigje nuk e ka marrë deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.