Lajmet e fundit

Mesfushori i Inter, Borja Valero ka deklaruar se klubi i tij është ende në pozicion të mirë edhe pas humbjes së mbrëmshme ndaj Barcelonës.
“Ne gjithmonë ishim në lojë dhe kishim shanset tona, por ata ishin më të mirë. Nëse ne dëshirojmë të kalojmë grupin ne është dashur të bëjmë atë që kemi bërë në dy ndeshjet e para, pra jemi në pozitë të mirë”, ka deklaruar Valero.
33 vjeçari mendon se Neruazzurët nuk kanë pse të shqetësohen, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.
“Ne jemi të qetë”, ka përfunduar spanjolli.
Inter pas humbjes ndaj Barcelonës mbetet në vendin e dytë në grupin B me gjashtë pikë të tubuara.