Lajmet e fundit

Valencia është gati që ta bëjë një ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore, pohon TuttoMercatoWeb.
Pastore ishte cak i Valencias në janar, por klubi spanjoll ka ngritur interesimin për argjentinasin në fund të këtij stinori.
Kjo pasi që ata duan ta mposhtin Beshiktashin në garën për nënshkrimin e ish-futbollistit të Napolit.
Negociatat mund të jenë të lidhura edhe me të ardhmen e Goncalo Guedes, i cili është lojtar i PSG-së i huazuar te Valencia, por që mund të shitet te Atletico Madrid.