Lajmet e fundit
Nicolas Otamendi mund të shitet, por për të Valencia kërkon 50 milionë euro.

Skuadra e Valencias është e gatshme ta shesë mbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi, por për të kërkon 50 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i skuadrës spanjolle, Amadeo Salvo. “Klubi që e dëshiron Otamendin duhet të paguajë 50 milionë euro”, tha ai.
Për mbrojtësin argjentinas, i cili falë formës së mirë që ka treguar ka gjetur vend edhe në formacionin e sezonit në La Liga, interesim të madh ka treguar skuadra nga Premier League Manchester United.